Politikani serb: Më ofruan poste që të mos e kritikoj Listën Serbe dhe Vuçiqin

PUBLIKUAR

Kryetari i Lëvizjes Qytetare “Odgovor”, Boban Bogdanoviq tregon se për dy ditë ka pranuar telefonata në këmbim që të mos kritikohet Lista Serbe dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Sipas Bogdanoviqit, këto thirrje kanë ardhur me qëllimin se në Qeverinë e ardhshme të Kosovës këtij t’i ofrohet një pozitë ministrore dhe të jetë nënkryetar i Listës Serbe.

“Dje dhe sot pata disa telefonata, ata më luten që të mos kritikoj më Listën Serbe dhe Aleksandar Viçiqin dhe në këmbim më ofruan të bashkohem me Listën Serbe e të jam nënkryetar dhe ministër i parë i saj në Qeverinë e Kosovës pas zgjedhjeve të ardhshme. Nderi im nuk ka çmim!”, ka shktuar ai në Twitter, transmeton Telegrafi.

Bogdanoviq, në dhjetor të vitit të kaluar ishte ndaluar në vendkalimin kufitar në Merdar, ku pjesëtarët e Policisë së Serbisë nuk e kanë lejuar të hyjë në Serbi nga territori i Kosovës.

Bogdanoviq kishte deklaruar se e kishin nxjerrë nga autobusi që qarkullonte në linjën Graçanicë-Beograd dhe se policët i kishin dhënë dy mundësi, të priste vendimin për të në vendkalim ose të kthehej në Kosovë.

Jo vetëm Bogdanoviq, por edhe politikanë të tjerë në Kosovë kanë treguar se regjimi i Beogradit po i shantazhon në forma të ndryshme të gjithë ata që nuk janë në Listën Serbe apo përkrahës të saj.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...