Kandidatë për deputetë të subjekteve të ndryshme politike po shpenzojnë para të majme në rrjetin social “Facebook”, duke i sponsorizuar profilet e tyre, raporton portali ‘Zeri.info”.
Mes politikanëve që i kanë sponsorizuar profilet e tyre në “Facebook” janë: Blerta Deliu-Kodra nga PDK-ja, Kujtim Shala dhe Arben Gashi nga LDK-ja, Avni Arifi nga AAK, etj.
Përndryshe, në prag të fushatave zgjedhore politikanët kosovarë shpenzojnë shuma të mëdha parash për promovim në rrjetin social “Facebook”, duke synuar se në këtë mënyrë do të përfitojnë edhe më shumë vota në zgjedhje. /Zëri/


