Politikanë, aktorë, Papa… Numër rekord i kandidatëve për çmimin Nobel për Paqe

PUBLIKUAR

Këtë vit është shënuar numër rekord i 376 kandidatëve që garojnë për çmimin Nobel të Paqes, kanë bërë të ditur sot nga Instituti Nobel që mban të fshehtë emrat e të nominuarve.

Rekordi i mëparshëm ishte shënuar gjatë vitit 2014, kur ishin propozuar 278 emra. Edhe pse Instituti Nobel nuk i publikon emrat e kandidatëve, besohet se në listën e sivjetme figurojnë personalitete të ndryshme, siç janë kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ish-bashkëpunëtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Edward Snowden dhe Papa Françesku, transmeton Telegrafi.

“Kjo pasqyron faktin se po jetojmë në një botë ku ka shumë konflikte, në të cilat ekzistojnë një numër i proceseve që shkojnë në drejtim pozitiv. Natyrisht se e gjithë kjo ka frymëzuar shumë njerëz të përdorin të drejtën e tyre, dhe të kandidojnë për çmim”, ka deklaruar drejtori i Institutit Nobel në Oslo, Olav Njelstad.

Gjithashtu besohet se në garën e sivjetme janë edhe kandidati për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, Papa Françesku, kancelarja gjermane Angela Merkel, banorët e ishujve grekë që po ndihmojnë emigrantët dhe aktorja amerikane Susan Sarandon.

Në liste besohet se figuron edhe emri i gjinekologut kongolez, Denis Mukvege, Nadia Murad nga grupi etnik Yazidis e cila ka ikur nga Shteti Islamik e cila ka qenë e zënë rob si skllave seksi, aktivistët kundër armëve bërthamore, përfaqësuesja e çiklisteve afgane.

Ndërsa, pesë anëtarët e komitetit të Nobel sot kanë zhvilluar një takim për zgjedhjet e këtij viti. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Lushaku-Sadriu: LDK ka qëndrim të qartë të kontribuojë në formimin e institucioneve

Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, do të...

Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti iu ka dërguar ftesë për takim liderëve të tri...

Raportohet se Thaçit i është refuzuar dorëzania prej 50 mijë eurosh, i vazhdohet paraburgimi

Dorëzania prej 50,000 eurosh nuk ka mjaftuar që gjyqtari i vetëm në gjykimin e...