POLIS: Prokurimi publik në Komunën e Lipjanit nuk bazohet më përpikëmëri më planin e prokurimit

PUBLIKUAR

Organizata POLIS prezanoti raportin mbi punën e prokurimit “Tenderometri Komunal” që përfshinë periudhën Maj-Gusht 2016, si dhe raportin për shpenzimet financiare, përkatësisht për raportin e tretë tremujor “PARAmetri Komunal” për periudhën Korrik-Shtator 2016.

Në këtë raport thuhet se 6, 595.96 euro janë shpenzuar për udhëtime jashtë vendit në Komunën  e Lipjanit.

Tre mujori 3: Meditje, 6.475.96 euro, akomodim: 0 euro, të tjera: 120.00 euro.

Tre mujori 2: Meditje, 3,642.77 euro, Akomodim: 296.02 euro, të tjera: 14.oo euro.

Tre mujori 1: Meditje, 358.00 euro,  Akomodim: 0 euro, të tjera: 870.00 euro.

 

Ndërsa tëk raporti “Tenderimetri Komunal” sipas POLIS prokurimi është parë gjerësisht si njëra nga hallkat më të dobëta prej shumë raporteve dhe vlerësimeve jo qeveritare dhe të jashtme, që konsiderojnë se zhvillohet me tepër korrupsioni në Kosovë. Në përgjithësi shumë komuna në Kosovë përballen me probleme të ndryshme në prokurimin publik për të siguruar një proces transparent në prokurimin publik, menaxhim efikas të parasë publike dhe menaxhim cilësorë të kontratave publike, llogaridhënie ndaj publikut dhe institucioneve si dhe rritje të besueshmërisë qytetare ndaj prokurimit publik. Edhe pse 17 vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë, dhe shpenzimet qindra milionëshe në përmirësimin e kapaciteteve institucionale në vend, Kosova ende mbetet e shumë përfolur për mundësitë dhe praktikat korruptuese, thuhet në raport.
234Sipas raportit, një theks i veçantë në këtë temë bie mbi prokurimin publik, si një nga sektorët më të ndjeshëm dhe me qasjen më të madhe në paranë publike. Organizata të ndryshme vlerësojnë se në botë, rreth 20-25% të buxheteve humben përmes praktikave korruptive dhe keq-menaxhimeve qeveritare, ku pjesa më e madhe e tyre ndodhin përmes prokurimit publik.

Duke parë që asnjë vend i botës së zhvilluar, sikur edhe asaj në zhvillim nuk është imun ndaj veprimeve keqpërdoruese të parasë publike apo keq-menaxhuese me të mirat publike, kërkohet një angazhim gjithëpërfshirës në mbrojtje të parasë publike përmes ndryshimit të kulturës rreth prokurimit publik dhe implementimit të investimeve publike. Siç theksohet edhe në raporte dhe studime të ndryshme ndërkombëtare “një nga mënyrat më efektive në luftën kundër korrupsionit dhe keqpërdorimeve në prokurimin publik është duke rritur transparencën e proceseve dhe procedurave.

14805629_670006326499630_415005424_n“Të gjithë zyrtarët e prokurimit publik duhet të ndajnë një ndjenjë të përbashkët të te mirave publike dhe shërbimeve publike, dhe të përpiqen për të dhënë rezultate optimale për shoqërinë”.1 Transparenca ndaj publikut do të thotë që secila palë e interesuar të ketë qasje në informata në kohën e duhur, që është lehtësisht e kuptueshme, dhe mbron integritetin e procesit dhe interesat e të gjithë akterëve të përfshirë,”

Në raport thuhet se, informacioni duhet të jetë në dispozicion në mënyrë pro aktive i ditur që nga vendimet më të hershme deri në auditimet e fundit. Vlerësimi i nevojave, buxhetet, njoftimet për kontrata, njoftimet për dhënie të kontratës, planifikimet e prokurimit, kontratat, etj., duhet të jenë të publikuara në mënyre pro aktive. Rritja e transparencës duhet të shihet si një mekanizëm që parandalon parregullsitë dhe keq-menaxhimin në institucionet publike, thuhet më tej në raport.

14877165_670004569833139_1646340387_nAdem Duriqi, Drejtor i Prokurimit në Lipjan tha se duhet të pasur një njohuri të madhe për ta analizuar prokurimit.

“Raporti është shumë amatoreskt dhe jo profesional, për mua është 80-90% jo profesional”, tha Duriqi.

“Ajo e cila unë nuk pajtohem, është se plani prokurimi është i haptë, dhe për vitin 2017 do të jetë në faqe të komunës, dhe të gjithë kanë qenë shumë hapur, nga të gjithë, e ka kryesuesja kuvendit, e kanë të gjithë”, tha Duriqi.

“Shumica e projekteve ende nuk janë të pranuara teknikisht”, tha drejtori Duriqi.

“Ju rekomandoj që të trajnoheni për prokurim, OJQ-të, gazetarët të trajnohen për prokurim”, shtoi më tej.

Lulzim Rrustemi nga PDK, tha se ky raport i POLIS-it është shumë domethënës dhe se një OJQ e tillë nuk ka pas Lipjani me vite.

“Vlerësojmë lartë punën e POLIS-it, ky prezantimin është gjendja reale në teren, se respekton ligjin është shkelje ligjore”, tha Rrustemi.

“Shqetësuese është për në antarët e kuvendit, sepse rekomandimet tona nuk po merren parasysh, në këtë raport kemi të njëjta gjëra që përsëriten, plani nuk publikohen, kontratat nuk publikohen”. tha Rrustemi./LipjaniNews.com/

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...