POLIS diskuton për hartimin e Rregullores, Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Mbrojtjen dhe të Drejtat e Fëmijëve

PUBLIKUAR

Në kuadër të projektit “Përmirësimi i masave për mbrojtjen e fëmijëve dhe ndërgjegjësimi i të drejtave të fëmijëve në Komunën e Lipjanit” OJQ POLIS organizoi punëtorinë e parë me Grupet Punuese për hartimin e Rregullores, Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Mbrojtjen dhe të Drejtat e Fëmijëve.

Kjo punëtori është pjesë e procesit të përbashkët të përcaktuar në memorandumin e mirëkuptimit në mes POLIS dhe Komunës së Lipjanit.

Me qëllim të dhënies së kontributit sa më profesional të hartimit të dokumenteve, pjesë e punëtorisë ishin edhe ekspertë të fushës së Politikave Publike dhe Financiare, si dhe ekspert për Mbrojtjen dhe të Drejtat e Fëmijëve.

Në pjesën e parë të kësaj punëtorie u shtjellua koncepti i Komunës Mike për Fëmijët, ku kërkohet angazhim i të gjithë akterëve kyç që punojnë me dhe për fëmijët. Më pastaj u diskutua për përcaktimin e fushave që do të jenë pjesë e Rregullores Komunale për Mbrojtje dhe të Drejtat e Femijeve.

Në pjesën e dytë, vëmendje e veçant i’u kushtua procesit të vetëvlerësimit, i cili siguron një qasje shumësektoriale, ku qëllimi kryesor i këtij mjeti është të ndihmoj Komunën të reflektoj rreth asaj se si të përmirësohet qeverisja për fëmijët.

Ky projekt është shpërblyer në kuadër të projektit “Protection of Child Rights in Kosovo” financuar nga European Union Kosovo dhe mbështetur nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF

 

SHIKO MË SHUMË

Vjedhje e rëndë në Lipjan, vidhen kabllo dhe rreth 400 litra naftë

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar të enjten në Lipjan. Sipas policies, më...

Tentim vrasje në Lipjan: Viktima dërgohet në QKUK, i dyshuari në mbajtje

Një person është sulmuar fizikisht pas një mosmarrëveshje me një tjetër. I dyshuari u...

Ndëprerja e seancës në Lipjan, flet Kryesuesi Daut Azemi

Në lidhje me ndëprerjen e seancës së 9-të në Kuvendin Komunal në Lipjan, Lipjani...