Policia vazhdon kampanjën kundër trafikimit me qenie njerëzore

PUBLIKUAR

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në kuadër të Policisë së Kosovës, ka vazhduar me aktivitete në kuadër të kampanjës vetëdijësuese kundër trafikimit  nën moton “Mos HESHT Parandalo Trafikimin me Njerëz”

Zyrtarët e kësaj drejtorie në bashkëpunim me Ministrin e Arsimit Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit dhe në mbështetje të zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, si dhe prezencën e zyrtarëve nga Qendra për punë sociale, ka mbajtur aktivitete vetëdijësuese për nxënësit e shkollave fillore në komunën e Fushë Kosovës dhe Lipjanit.

Gjatë aktiviteteve janë shpërndarë fletore, lapsa, çanta, me qëllim të parandalimit dhe ngritjen e bashkëpunimit kundër trafikimit me njerëz.

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...