Prokuroria turke me policinë po kryejnë në këtë bazën Inçirlik.
Policia turke ka bastisur bazën ushtarake Incirlik ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë, njofton Hurriyet.
Të shtunën, kryeministri turk Binali Yildirim tha se hapësira ajrore turke u mbyll për shkak të përpjekjes për grusht shteti në vend. Media amerikane njoftoi se baza Incirlik në Turqinë jugore ka mbetur pa energji elektrike dhe autoritetet lokale penguar lëvizjen për në dhe nga baza. Operacionet ajrore nga kjo bazë ku kryhen operacionet kundër Shtetit Islamik (ISIS) gjithashtu janë pezulluar.
Ish-komandanti i bazës u akuzua nga Ankaraja për përfshirje në tentativë grusht shteti. Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar kërkesën për azil të gjeneralit Bekir Ercan Van./GazetaExpress/


