Policia tregon se çka u gjeti nëpër shtëpi tetë të arrestuarve në rastin “Brezovica”

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja lidhur me aksionin “Brezovica”, ku u arrestuan tetë zyrtarë, raporton Express.

Ata dyshohen për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Gjatë kontrollit të shtëpive të tyre, Policia ka bërë me dije se janë gjetur dhe konfiksuar armë, fishekë, një veturë, telefona dhe dokumente që ndërlidhen me rastin.

“Brezovicë (NN) 2016 – NN. Pas një pune hetimore janë arrestuar tetë (8) të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar. Njësitë policore me dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale të lartcekur, duke vepruar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata kanë bërë kontrollin e shtëpive dhe objekteve përcjellëse pronë e tetë (8) të dyshuarve meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit në cilësi të provave materiale  janë gjetur dhe konfiskuar: Tri armë të shkurta me 28 copë fishekë, një veturë, pesë telefona dhe disa dokumente të cilat ndërlidhen me rastin. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Gazeta Express

 

SHIKO MË SHUMË

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...