Policia tregon se çka gjeti në veturën, lokalin e banesën e pesë të arrestuarve në Prizren

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar sot pesë persona të dyshuar “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, raporton Express.

Të arrestuar janë E.T, T.L, V.S, L.H dhe D.M.

Pas bastisjeve në veturën, lokalin dhe banesën e të dyshuarve janë gjetur tri armë zjarri me 13 fishekë, tetë qese të vogla me substancë narkotike, dyshohet të jetë marihuanë me peshë 8.87 gram, · një qese që dyshohet të jetë substancës narkotike –kokainë, një qese që dyshohet të jetë substancës narkotike –kokainë dhe një peshore elektrike, një foli alumini për mbështjellje të narkotikëve, një pako letra ‘’rizlla’’.

“Ndaj të dyshuarve iniciohen rastet penale: ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave psikotrope dhe analoge’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’. Pas intervistimit në prezencë të avokatëve mbrojtës, pesë të dyshuarit me aktvendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...