Policia: Tre persona u bënë për emergjencë nga aksidenti në rrugën Pejë-Deçan

PUBLIKUAR

Tre persona janë dërguar në emergjencën e spitalit si pasojë e aksidentit të ndodhur mbrëmë në rrugën Pejë-Deçan. Bëhet fjalë për një vetaksident, ku vetura ka përfunduar në ara, në fshatin Raushiq.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 23:45, policia është njoftu për një aksident në fshatin Raushiq. Me të arritur në vendin e ngjarjes është parë se ka qenë vetaksident. Personi që po drejtonte veturën e ka humb kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në në emergjencën e spitalit”, tha Gashi për Gazetën Express.

Pamje nga vendi i ngjarjes mund të shihni në videon më poshtë:

SHIKO MË SHUMË

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...

Parandalohet futja e substancës së dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se është parandaluar futja e një substance të...

Nis startimi i njësisë A4, KEK-u paralajmëron banorët për tymin nga termocentrali

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nisur në orët e para të mëngjesit procesin...