Policia thotë se me koktej molotovi është sulmuar edhe shtëpia e kryeministrit

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës, nëpërmjet një komunikate për media thotë se gjatë protestave të aktivistëve të opozitës është sulmuar me koktej molotovi edhe shtëpia e kryeministrit Isa Mustafa.

Sipas Policisë, deri më tani janë gjetur gjashtë çanta me 39 shishe koktej molotovi dhe 38 copë shishe me ngjyrë.

“Ato janë gjetur në sheshin “Adem Jashari” ku janë hedhur koktej molotovi drejt zyrtarëve policorë dhe objektit të kuvendit të Kosovës, në rrugën “Ilir Konushevci” te shtëpia e kryeministrit të Kosovës (është sulmuar me koktej molotovi hyrja e shtëpisë së kryeministrit, si dhe në afërsi të sajë janë konfiskuar një koktej molotovi i pashpërthyer dhe dy të tjerë të shpërthyera) dhe në sheshin “Skënderbeu” (brenda në tenda janë konfiskuar koktej molotovi, shishe me ngjyrë dhe sprej)”, thuhet në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

Haradinaj kujton 1 Tetorin 1997: Rinia studentore dhe profesorët u bënë simbol i rezistencës

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar protestën studentore të 1 Tetorit 1997, duke...

Haxhiu për listën e përbashkët shqiptare për zgjedhjet në Serbi: Bashkimi është i domosdoshëm

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur marrëveshjen e arritur...

Kurti: Sot nisin takimet me opozitën, për çështjen e presidentit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se sot do të nisin komunikimet për...