Policia: S’ka të arrestuar në Lumbardhë, kishte mosmarrëveshje rreth një xhamie

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Policia e Kosovës ka intervenuar sot në fshatin Lumbardhë të Deçanit pasi banorët e këtij fshati kanë pasur problem mes vete lidhur me ndërtimin e një xhamie. Zëdhënësi i Policisë, Xhevat Ibra ka thënë se policia është përgjigjur thirrjes dhe ka shkuar në vendin e ngjarjes. Aty kanë ndërhyrë në një mosmarrëveshje të banorëve rreth një objekti fetar. Ndërkohë, Sekretari i BIK’ut ka thënë se një familje është bërë pengesë për ndërtimin e xhamisë së fshatit.

Vetëm gurë-themeli i xhamisë është ndërtuar në fshatin Lumbardhë të Deçanit. Ndërtimi i pjesës tjetër është ndërprerë nga një familje e këtij fshati që po kundërshton ndërtimin e objektit fetar.

Policia e Kosovës është njoftuar për këtë ngjarje dhe ka shkuar në vendin e ngjarjes. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra, ka treguar për Express, se në Lumbardhë ka mospajtime mes dy taborëve lidhur me ndërtimin e një objekti.

Me këtë rast, Policia s’e ka arrestuar asnjë person pasi s’ka pasur as përleshje mes palëve dhe as veprime tjerë të jashtëligjshme.

“Është raportuar se sot  ka pasur një mosmarrëveshje në Lumbardhë në mes të dy taborëve, mendime të ndryshme të njerëzve. Nuk ka të bëj me vrasje, dhe nuk është arrestuar askush”, ka thënë Zëdhënësi i Policisë.

Ai ka thënë se nga Policia ka kërkuar që mos t’i lejojnë vëllezërit Lekaj të jenë pengesë e fshatit për ndërtimin e tempullit fetar.

“Janë tre vëllezër kundër fshatarit për të mos lejuar ndërtimin e xhamisë. Asambleja e Komunës na ka dhanë pëlqimin, Ministria e Pushtetit Lokal po dhe tash po presim aprovimin nga Ministria e Ambientit”, ka thënë Ukaj, për Express, të dielën.

Ky zyrtar i Bashkësisë Islame ka treguar se ka nënshkrimet e mbi 95 për qind të fshatit për të ndërtuar xhaminë, ndërsa, vetëm tre vëllezërit Lekaj kanë dalë kundër dhe po kundërshtojnë vazhdimin e ndërtimit të objektit.

SHIKO MË SHUMË

Sulmohen me shishe xhami veturat e policisë dhe KFOR-it në Leposaviq

Veturat e policisë së Kosovës dhe ato të KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe...

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...