Policia shkon nëpër ahengje familjare “e paftuar”, konfiskon armë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Policia e Prizrenit ka bërë të ditur se ka konfiskuar dy armë të zjarrit të cilat janë përdorur nëpër ahengje familjare në Suharekë

Në rastin e parë në komunën e Suharekës, në fshatin Studenqan pas intervenimit policor për shkak të shkaktimit të rrezikshëm nga përdorimi i armëve të zjarrit në ahengje familjare, janë sekuestruar dy armë zjarri.

“Arma e sekuestruar nga Policia është e tipit kallashnikov AK47 dhe një karikator i zbrazur. Në rastin e dytë Policia ka sekuestruar një revolver të tipit “Colt” dhe 10 gëzhoja të mbetura në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësia e Krimteknikës të cilët kanë sekuestruar armët e dyshimta”, bëhet e ditur në një komunikatë të policisë.

Në lidhje me këtë rast është informuar prokurori kujdestar i Shtetit dhe rastet shkojnë në procedurë të rregullt hetimore.

Policia e Kosovës apelon përsëri që përdorimi i armëve të zjarrit në ahengje familjare përveç shkaktimit të rrezikshëm përbën edhe vepër penale me pasoja, andaj kërkojmë që të “festohet me zemër e jo me armë”, me qëllim që gëzimi të mos shndërrohet në hidhërim./GazetaExpress

SHIKO MË SHUMË

Moti sot me diell, por ngapak me vranësira

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak...

Voziti nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Ranillug

Policia në Gjilan ka njoftuar se ka gjobitur një shofer i cili po voziste...

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...