Policia shfaq pamje nga arrestimi i dy personave për drogë (Video)

PUBLIKUAR

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në automjet u janë gjetur 4 thasë më drogë, si dhe ka sekuestrua një armë zjarri.

Në pranga kanë rënë Fatjon Koxha, 22- vjeç, dhe Jetmir Hida, 22- vjeç, të dy banues në Zall të Fushë-Krujës. Arrestimi i tyre është bërë pranë mbikalimit të Kamzës, në sheshin ku autoshkollat praktikojnë parkimin, pasi dyshohej se në automjetet e tyre kishin lëndë narkotike kanabis.

Policia ka bërë kontrollin e dy automjeteve, por droga është gjetur në automjeti “Mercedes Benz”, me targë AA 488 LT, me drejtues Fatjon Koxha, ndërsa në mjetin e Jetmir Hida, nuk janë konstatuar sende të kundërligjshme.

Në kontrollin e ushtruar në banesën e shtetasit Fatjon Koxha, në vende të ndryshme janë gjetur rreth 23 kilogramë kanabis, si dhe një armë zjarri automatike, model 56.

Ndërsa në banesën e Hidës,  në njërën prej dhomave, janë gjetur rreth 2 kilogramë tjera kanabis.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...