Policia: Shala dhe Kurteshi janë ndaluar me urdhër të prokurorit

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media sqaron ndalimin e dy deputetëve Haxhi Shala dhe Ismail Kurteshi.

Sipas Policisë ata janë arrestuar me urdhër të prokurorit kompetent.

Komunikata e plotë e Policisë:

Policia e Kosovës bazuar në vendimin dhe kërkesën e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës ka vazhduar me realizimin e detyrave dhe ofrimin e sigurisë brenda në Kuvend.

Rreth orës 13:50, disa deputetë të opozitës kanë tentuar të shkojnë lartë në drejtim të shkallëve për në katet e larta, ku supozohej se do të vazhdoj të mbahej seanca në sallën e improvizuar, mirëpo bazuar në vendimin e Kryesisë së Kuvendit të njëjtit janë ndaluar nga sigurimi i Kuvendit dhe nuk janë lejuar të kalojnë.

Deputet kanë vazhduar me tentimet e tyre për të depërtuar lartë, duke i shtyrë zyrtarët policor mirëpo nuk kanë arritur të kalojnë dhe pastaj kanë hedhur mjet të dyshuar gaz lotsjellës.

Policia e Kosovës edhe në këtë rast në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent ka vazhduar me realizimin e detyrave policore drejt hetimit të këtij rasti.

Ndërsa lidhur me gazin lotsjellës të hedhur me herët brenda në sallën e Kuvendit, Policia e Kosovës me urdhër të prokurorit kompetent iu ka kumtuar deputetëve Shala dhe .Kurteshi urdhrin verbal të prokurorit se duhet të shoqërohen në stacion policor për intervistim.

Vlen të potencohet se të njëjtit kanë bashkëpunuar dhe kooperuar me zyrtarët policor dhe bazuar në urdhrin e prokurorit janë sjellë në stacion policor për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme ligjore.
Policia e Kosovës vazhdon me realizimin e detyrave dhe obligimeve të saja ligjore. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kusari-Lila në Tiranë: Kosova synon integrim më të madh të produkteve vendore në tregun evropian

Ministrja e MINTI-it, Mimoza Kusari-Lila, sot në Tiranë, me organizim të Ministrisë së Ekonomisë...

220 persona aplikojnë për azil në Kosovë, këta janë shtetasit që prijnë me kërkesa

220 persona kanë aplikuar për azil në Kosovë, që nga janari e deri më...

Sveçla: Gjatë qeverisjes “Kurti 2” u fuqizua siguria dhe u luftua krimi i organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se gjatë qeverisjes “Kurti 2”...