Policia sekuestron automjetin në Drenas, ishte i mbushur me pajisje për kriptovaluta

PUBLIKUAR

Policia ka ndaluar një veturë në Drenas, ku ka gjetur dhe sekuestruar pajisje për prodhimin e kriptovalutave, raporton Express

Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Sipas policisë, njësitet kanë ndaluar një automjet, nën dyshimet se është duke bërë kontrabantë me mallra.

Në automjet policia ka gjetur pajisje për prodhimin e kriptovaluatave si 116 kartela grafike, 17 pllaka me procesorë, 50 siguresa të energjisë elektrike, 21 USB dhe 2 procesorë të përdorur.

Policia ka sekuestruar veturën me të gjitha pajisjet e gjetura, ndërkaq rastin tutje do ta trajtojë Dogana e Kosovës.

“Gllogoc, 09.01.2022 – 00:19. Njësitë policore nën dyshimin se është duke bërë kontrabandë me mallra kanë ndaluar automjetin me targa vendore të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar. Në automjet i dyshuari kishte të ngarkuara pajisje për prodhimin e kriptovalutave si: 116 kartela grafike, 17 pllaka me procesor, 50 siguresa të energjisë elektrike, 21 USB dhe 2 procesorë të përdorur. Vetura me të gjitha pajisjet është sekuestruar dhe me trajtimin e rastit vazhdon Dogana e Kosovës. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent”, ka bërë të ditur policia./

SHIKO MË SHUMË

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...

Policia e Kosovës rikujton: Nga 15 nëntori deri më 15 mars, pajisjet dimërore janë të obligueshme

Policia e Kosovës u ka rikujtuar shoferëve se nga 15 nëntori deri më 15...