Policia sekuestron armë dhe municion në Janjevë të Lipjanit

PUBLIKUAR

Një person është arrestuar të shtunën pasi Policia gjatë kontrollit kanë gjetë dhe sekuestruar municion armësh.

Rasti ka ndodhur në Janjevë të Lipjanit.

“Njësitet policore të Lipjanit, sot kanë zbatuar Urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtine për urdhër-kontroll në një lokacion, lidhur me dyshimet e bazuara për posedim armësh” – thuhet në njoftim të Policisë së Kosovës

“Tre granata dore, një armë automatike AK-47, dy pistoleta, 120 fishekë të armës, AK-47, cal. 7.62 mm, 7 fishekë të pistoletës, cal. 7.65 mm, dy karikatorë të armës AK-47, dje dy karikatorë të pistoletës”, thuhet tutje.

Nga ana e policisë është arrestuar një person i dyshuar, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndaj tij është iniciuar rasti, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve.

SHIKO MË SHUMË

E morën me veturë, e dërguan pranë një pylli dhe e grabitën nën kërcënimin e thikës, arrestohen dy persona në Lipjan

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se janë përfshirë në...

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...