Policia: Po hetojmë vdekjen e pjestarit të policisë në Pejë

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka bërë të ditur detaje nga vdekja e pjestarit të policisë në rajonin e Pejës. Policia me anë të një komunikate njofton se “ Më datë 20.09.2016 ne orët e vona të mbremjes Policia e Kosovës ka gjetur pa shenja jete viktimën mashkull K- Shqiptar, pjesëtar i PK-ës.”

“Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar. Lidhur me rastin janë njoftuar njësitet përkatëse të cilat kanë ndërmarrë të gjitha masat policore në vendin e ngjarjes, është njoftuar prokurori i shtetit, Njësiti Rajonal i Hetimeve për të ndërmarë të gjitha veprimet e nevojshme operativo-hetimore për zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij rasti.Rasti është klasifikuar si ‘ Hetim i vdekjes ’.” thuhet në komunikatë.

Mësohet se me aktvendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

SHIKO MË SHUMË

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...

19 zyrtarë të rinj policorë fillojnë detyrën në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren

Më datë 09.11.2026, 19 zyrtarë të rinj policorë kanë filluar detyrën në kuadër të...

​A do të lirohen sërish derivatet e naftës, flet kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve

Çmimet e derivateve të naftës në Kosovë kanë shënuar rënie gjatë ditëve të fundit. Naftën...