Policia në Suharekë konfiskon drogë në vlerë prej 70 mijë euro

PUBLIKUAR

Katër persona të dyshuar dërgohen në mbajtje, konfiskohet drogë në vlerë rreth 70 mijë euro, sekuestrohen dëshmi tjera relevante gjatë operacionit antidrogë

Katër persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që të njëjtëve iu është konfiskuar drogë në vlerë prej 70 mijë eurove.

Të arrestuarit dyshohen për “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikeve”.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokuroria dhe në vazhdën e operacionit policor është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit me iniciale S.S., në fshatin Grekoc të Suharekës dhe gjatë kontrollit si prova/dëshmi materiale janë sekuestruar:

  • Pesë paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 50.600 Kilogram
  • Një pushkë gjuetie dhe 30 fishek;
  • Një diviar;
  • Një veturë;
  • Një telefon Samsung me kartela të operatorëve Vala dhe Ipko;
  • Një peshore digjitale;
  • Para të gatshme rreth 1 mijë e 425 euro;
  • Një telefon Samsung;
  • Një telefon Iphone XS;
  • Një Telefon Nokia;
  • Një veturë BMW.

Të dyshuarit e arrestuar janë intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit të shtetit ndalohen për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.

SHIKO MË SHUMË

Votohet në parim Byroja për Konfiskimin e Pasurisë

Kuvendi i Kosovës ka kaluar shqyrtimin në parim të projektligjit për Byronë Shtetërore për...

Deputetët e PDK-së lëshojnë seancën plenare

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e kanë lëshuar seancën plenare të Kuvendit...

Kurti ende në seancë, takimi me Hamzën s’ka nisur

Edhe pse u raportua se takimi mes kryetarit të VV-së, Albin Kurtit, dhe atij...