Policia në Lipjan konfiskon pluhur të dyshuar kokainë, revole, fishek e telefona

PUBLIKUAR

Policia Kosovës ka bërë të ditur se në Lipjan me 03.02.2021 në ora 16:50 është raportuar se në oborrin e një restoranti është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit te i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar tri qese te vogla me pluhur ku dyshohet se është substancë e dyshuar narkotike si dhe një armë e ftohtë (thikë).

 

Me urdhër verbal nga Gjykata Themelore-Prishtinë është bërë kontrollimi i shtëpisë së tij ku janë gjetur dhe konfiskuar një qese me pluhur e dyshuar si kokainë, një armë(revole) me gaz me pesë fishekë, 790 euro para kesh, tre telefona celular dhe një kartë identiteti Italiane, thuhet tutje Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Ngushëllohet familja Shala me rastin e vdekjes së Jorik Shala

Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Shala me rastin e vdekjes...

Vdes një fëmijë në Lipjan, dyshohet se porta e oborrit i ka rënë sipër

Një rast i rëndë ka ndodhur dje gjatë pasdites në Lipjan. Një fëmijë ka humbur...

Zjarri shkakton shumë dëme në Torinë të Lipjanit

Sipas raportit 24-orësh nga Policia Kosovës është bërë e ditur se është raportuar se...