Me qëllim të informimit të opinionit publik lidhur zhvillimin protestës së sotme të mbajtur nga ora 14:00 deri 16:00, Policia e Kosovës njofton se protesta e mbajtur sot në Prishtinë ka qenë e qetë dhe nuk është shënuar asnjë incident. Në këtë protestë sipas vlerësimeve afërsisht kanë marr pjesë rreth 15 000 protestues.
Protesta është shpallur e mbyllur nga organizatorët dhe protestuesit janë shpërndare të qetë.
Me respekt
Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun e PK-së


