Policia në Ferizaj ndëshkon dy shoferë për kundërvajtje në komunikacion

PUBLIKUAR

Policia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj sot rreth orës 12:35 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik, afër restorant ‘’Europa92’’ ka ndaluar shoferin me inicialet I.TH i moshës 41-vjeçar, i cili me veturë ka bërë tejkalimin në vijë të plotë.

Ndaj tij është shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 200 euro, dy pikë negative, dhe për tre muaj masë mbrojtëse e heqjes së patentë shoferit.

Gjysmë ore më vonë, pra rreth orës 13:00, Policia e Komunikacionit Rrugor, ndaj shoferit me inicialet  S.R. i moshës 27-vjeçar i vazhdoi masën mbrojtëse ndalimi i drejtimit të automjetit për 12 muaj, sepse shoferi për tri kundërvajtje të shkaktuara në komunikacion i ka arritur 9 pikë negative.

Gjoba - Foto: Policia e Kosovës/Facebook
Gjoba – Foto: Policia e Kosovës/Facebook

SHIKO MË SHUMË

Tërmet në Kosovë, kaq ishte magnituda

Një tërmet është regjistruar sot në Kosovë. Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetaretërmeti është regjistruar në orën...

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik, policia jep detaje Persona të panjohur dyshohet se kanë...

Mbyllen edhe dy biznese të kriptovalutave dhe këmbimoreve, IQMT vazhdon aksionin në gjithë Kosovën

Dy biznese që ushtrojnë veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve janë mbyllur gjatë...