Policia në Ferizaj arreston një person për dhunë në familje

PUBLIKUAR

Policia në Ferizaj ka bërë të ditur për media se stacioni policor në këtë komunë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 13:30 ka pranuar një informacion se në fshatin Pojatë të Ferizajt është një rast i dhunës në familje, raporton Gazeta Express.

Në lidhje me këtë, policia thotë se ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arritur të arrestojë personin e dyshuar me inicialet N.S (M/K) i moshës 42 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, duke i shkaktuar lëndime trupore, ku viktima ka marr tretman mjekësorë në Qendrën Emergjente në Ferizaj .

“I dyshuari , pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet tutje për media.

SHIKO MË SHUMË

Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë

Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...