Policia ndalon nxjerrjen ilegale të zhavorrit në Rahovec, sekuestrohhen makineritë e rënda

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësia për Hetimin e Krimeve Mjedisore në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda, më 18 korrik ka pranuar informata se në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit një kompani po nxirrte zhavorr ilegalisht afër Drinit të Bardhë.

Në njoftim thuhet se Njësiti i Policisë së Kosovës për Hetimin e Krimeve Mjedisore, së bashku me inspektor të agjencionit kompetent, kanë dalë në vendin e ngjarës me ç ‘rast kane arritur që t’i ndalojnë se punuari makinerinë e rëndë, ekskavator dhe kamion të cilët ishin duke nxjerr zhavorr dhe duke dëmtuar shtratin e lumit Drini i Bardhë.

Makineritë e rënda janë konfiskuar, ka njoftuar policia.

“Në koordinim me prokurorinë themelore në Gjakovë iniciohet rasti në procedurë të rregullt ”Ndotja, Degradimi ose Shkatërrimi i Mjedisit”, ndërsa mjetet e rënda sekuestrohen deri në një vendim tjetër. Policia e Kosovës përveç angazhimeve të saj në ruajtjen e rendit dhe garantimit të sigurisë për qytetarët, mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive tjera përfshirë edhe hetimin dhe luftimin e krimeve mjedisore”, thuhet në fund. /GazetaExpress

SHIKO MË SHUMË

Kurti takohet me kryetarin e Parisit, flasin për banimin e përballueshëm dhe social

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas pjesëmarrjes në panelin “Making Peace Last: Rebuilding Societies...

Kurti për Gjykatën Speciale në Paris: Kur s’je i kënaqur me vendimin, bëj gjithçka që duhet për apelim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur për drejtësinë ndërkombëtare dhe Gjykatën Speciale gjatë...

Hoti: Çmimet e konsumit familjar janë dyfishuar, kush mban përgjegjësi?

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar qasjen e qeverisë ndaj politikave ekonomike, duke...