Policia ndalon një person në Suharekë, i dyshuar për fajde

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një person në Suharekë, i dyshuar për fajde.

Policia njofton se personi i dyshuar mashkull i kishte dhënë 500 euro borxh një personi,e më pas i kishte kërkuar t’ia kthejë 900 euro.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga i dyshuari mashkull kosovar i ka marr për kthim një shumë parash prej 500€, por pasi për një kohë nuk i ka kthyer borxhin, i dyshuari i ka kërkuar që t’i kthejë 900€. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...