Policia ndalon një person në Komoran, në furgonin e tij u gjetën 16 migrantë sirianë

PUBLIKUAR

Policia ka ndaluar një person në Komoran, në furgonin e tij janë gjetur 16 migrantë sirianë.

Të njëjtit i janë sekuestruar para, dy telefona si dhe furgoni, përcjell Klankosova.tv.

“Policia ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar duke drejtuar furgonin  me targa vendore,  ku gjatë kontrollit në brendi të tij ndodheshin 16 migrantë që të gjithë meshkuj shtetas Sirian, ku nga të njëjtit janë sekuestruar para, 2 telefona celular po ashtu dhe furgoni”.

“I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa migrantët janë dorëzuar në Drejtorinë e Migrimit dhe të Huajve”, thuhet në raportin e policisë.

SHIKO MË SHUMË

Më 7 nëntor zhvillohet procesi i testit kualifikues për kandidatët për prokurorë të rinj

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët...

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për grabitje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj...

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...