Policia kufitare parandalon një rast të kontrabandës me mallra

PUBLIKUAR

Njësia patrulluese e policisë kufitare të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-Zheger, gjatë realizimit të detyrave në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e dukurive të kundërligjshme me thekës të veçantë kontrabandës dhe krimeve ndërkufitare, sot më 20.03.2022, rreth orës 11:30, ka arritur tëidentifikojë dhe të parandalojë një rast të kontrabandës me mallra.

Në pjesën malore të fshatit Debellde, është hasur automjeti furgon ngjyrë e bardhë, në të cilin kishte 2000 (dy mijë) kg. mjaltë. Dyshohet se drejtuesi i automjetit kishte shfrytëzuar rrugët malore, ilegale për të kontrabanduar mjaltin nga Republika e Maqedonisë Veriore për në Republikën e Kosovës. Drejtuesi i automjetit duke shfrytëzuar terrenin malor, ka arrit të ik, kurse automjeti dhe ngarkesa janë konfiskuar.

Rasti është duke u trajtuar si ‘kontrabandë me mallra’ nga hetuesit policorë të Njësisë së Hetimeve Rajonale të Drejtorisë Kufitare Lindje. Rasti do të trajtohet në bashkëpunim me organet e drejtësisë, kurse automjeti dhe ngarkesa do të dorëzohen në Doganën e Kosovës.

 

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...