Policia kufitare parandalon kontrabandën me mallra në Leposaviq

PUBLIKUAR

Policia kufitare ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra, pasi gjatë patrullimit, ka hasur në dy automjete të dyshuara në fshatin Jashanicë të Leposaviqit.

“Gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore, patrullimit dhe monitorimit të lëvizjeve të dyshimta në brezin kufitar, konkretisht në rrugët dytësorë të fshatrave të Leposaviqit, saktësisht në fshatin Jashanicë policia kufitare ka hasur dhe ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra, me që rast janë ndaluar dy automjete me targa serbe që dyshohej se ishin duke kontrabanduar sasi të konsiderueshme të mallrave”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas policisë, të dyshuarit po transportonin pije të gazuara, alkoolike, produkte ushqimore si dhe para në vlerë 1370 euro dhe 6600 dinarë.

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...