Policia kërkon që shoferët t’i kenë pajisjet dimërore nga 15 nëntori

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka kërkuar që drejtuesit e automjeteve të kenë pajisjet dimërore për automjetet e tyre.

Në njoftimin e bërë për media, Policia thotë se sezoni dimëror po afrohet prandaj nga data 15 nëntor deri 15 mars kërkohet që automjetet në qarkullim t’i kenë pajisjet dimërore.

“Apelojmë për të gjithë shoferët që të fillojnë përgatitjen e mjetit dhe të jenë të kujdesshëm gjatë këtij sezoni dimëror”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...