Policia kap 31-vjeçarin që postoi video duke shtënë me armë zjarri në Ferizaj

PUBLIKUAR

Një 31-vjeçar është arrestuar në Ferizaj, nën dyshimin se kishte postuar video duke shtënë me armë zjarri.

Sipas informacioneve të Policisë së Kosovës, T.I. ka dorëzuar armën me të cilën dyshohet se ka gjuajtur, dhe me udhrër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, transmeton Klankosova.tv.

“Më datë 01.01.2026, Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Ferizaj ka pranuar një informatë se një person kishte publikuar në rrjete sociale një videoinçizim, duke shtënë me armë zjarri. Pas një pune intenzive në terren, është identifikuar i dyshuari T. I,(31 vjeç), i cili më pas ka dorëzuar armën, me të cilën dyshohet se kishte shtënë”, thuhet në njoftim.

“I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale: Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve dhe Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

SHIKO MË SHUMË

Lirohet nga autoritetet kroate shtetasi i Kosovës, Bajram Bajrami

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se shtetasi i Republikës së Kosovës, Bajram Bajrami, është...

OVL UÇK-ja fton protesta në të gjitha qytetet e Kosovës

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka marrë vendim që të organizojë protesta...

Protestat kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK’së, Rama: Mbrëmë krejt gjeneratat bashkë për drejtësi

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar për protestat që po zhvillohen në kryeqytet...