Policia jep informacione për aksionin në Veri, bastisen tri lokacione -të dyshuarit nuk u gjetën

PUBLIKUAR

Tri lokacione janë kontrolluar, por nuk janë gjetur personat që po kërkoheshin nga policia. Gjatë kontrollit në njërin prej lokacioneve, hetuesit kanë gjetur një pushkë automatike, dy fishekë, një radio për komunikim ,,Motorola”, sasi të substancave narkotike si dhe katër aparate për kriptovaluta. 

Personat në kërkim dyshohen për veprat penale ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, dhe “Armëmbajtje pa leje dhe përdorim i armës”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Si rrjedhojë e hetimeve për rastin e ndodhur me datën  20 shkurt 2022 në Mitrovicë Jug, ku dyshohet për veprat penale:  ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, dhe “Armëmbajtje pa leje dhe përdorim i armës”,  hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, kanë siguruar informacione se të dyshuarit janë duke u fshehur në tri lokacione të ndryshme, lokacione këto në zonën e përgjegjësisë së Drejtorisë Rajonale të Policisë (DRP) Mitrovicë Veri.

Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve kanë identifikuar këto lokacione dhe pasi është siguruar autorizimi nga Gjykata Themelore në Mitrovicë për kontroll të këtyre lokacioneve,  në koordinim dhe bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Policisë-Mitrovicë Veri dhe në mbështetjeje të Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH), kanë realizuar kontrolle në këto lokacione mirëpo nuk kanë hasur në personat e kërkuar.

Gjatë kontrollit në njërin prej lokacioneve, hetuesit kanë gjetur një pushkë automatike, dy fishekë, një radio për komunikim ,,Motorola”, sasi të substancave narkotike si dhe katër aparate për kriptovaluta.  Të gjitha gjësendet e gjetura janë konfiskuar në cilësi të provave materiale. Në lidhje me provat materiale, në cilësi të personit të dyshuar është duke u intervistuar një person mashkull kosovar.

Në konsultim me prokurorin, rastet: ,,Armëmbajtje pa leje” dhe ,,Posedim i substancave narkotike” do të hetohen nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë Jug, ndërsa aparatet për kriptovaluta janë konfiskuar nga ana e njësive të DRP Mitrovicë Veri, e cila drejtori edhe do të procedojë tutje më këtë rast.

 

 

SHIKO MË SHUMË

Lladrovci: Akademia do të jetë më e varfër për një dijetar të përmasave nacionale si Qosja, ndërsa kombi, pa birin e saj të denjë

Me rastin e kalimit në amshim, të akademik Rexhep Qosjes, Ramiz Lladrovci ka shkruar...

“Jam karateist”, flet mësuesi nga Rahoveci që eksperimentoi me thikë në klasë

Dje, përmes një video është parë një profesor nga Rahoveci duke bërë lëvizje me...

Ilir Shaqiri për Qosjën: Institucion i mendimit shqiptar, mbeti shpërblesëtari më i madh i dijeve që na mungojnë

Sot, ka vdekur akademiku Rexhep Qosja. Lajmi është bërë i ditur nga familja e...