Policia jep detaje shtesë për tentim vrasjen në Deçan

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë për tentim vrasjen në Deçan, shkruan Gazeta Express.

Sipas policisë në vendin e ngjarjes është konfiskuar pistoleta me gjashtë fishekë dhe tri gëzhoja.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, viktima është duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.

“Rr. Luan Haradinaj, Deçan 12.11.2021 – 15:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka plagosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në Spitalin e Pejës për tretman mjekësor. Është konfiskuar pistoleta me gjashtë fishekë dhe tri gëzhoja. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, kritikon Qeverinë për mungesë të masave...

Zhduket një vajzë në Prizren

Një vajzë është zhdukur në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës. Ngjarjen e raportoi në...

Jakup Krasniqi përfundon sot vizitën në Kosovë – në ora 15:00 niset për në Hagë

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, pritet të largohet nga Kosova, të shtunën pas vizitës katërditore për...