Policia jep detaje se si erdhi deri te vrasja dhe plagosjet në Lipjan

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Sot diell dhe vranët, nga e diela stabilizim i motit – temperaturat deri në 24 gradë

Për të premten në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa...

Një përleshje me armë zjarri ka ndodhur dje në mëngjës në fshatin Hallaq i Madh në Lipjan. Në këtë përleshje janë përfshirë nëntë persona, një prej të cilëve ka vdekur. Detaje rreth këtij rasti ka dhënë Policia e Kosovës, raporton Express.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se nga kjo përleshje kanë mbetur të plagosur pesë persona.

“Fsh. Hallaq i Madh, Lipjan 03.07.2020-07:17. Raportohet se si pasojë e një mosmarrëveshje nëntë persona të dy familjeve janë përfshirë në rrahje ku është përdorë edhe arma e zjarrit. Si pasojë e përdorimit të armës viktima mashkull kosovar kishte marr plagë vdekjeprurëse dhe ka ndërruar jetë, ndërsa të plagosur kanë mbet pesë persona të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe janë nën përkujdesje të njësive policore”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, tetë gëzhoja të fishekëve dhe një predhë e fishekut.

Lidhur me rastin janë arrestuar edhe tre të dyshuar meshkuj kosovarë ndaj të cilëve duke përfshirë edhe të dyshuarit e plagosur me vendim prokurori u ka caktuar masën e arrestit për 48 orë.

“Lidhur me rastin janë arrestuar edhe tre të dyshuar meshkuj kosovarë ndaj të cilëve duke përfshirë edhe të dyshuarit e plagosur me vendim prokurori u ka caktuar masën e arrestit për 48 orë, ku tre prej të dyshuarave janë dërguar në mbajtje. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka...

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...