Policia jep detaje rreth vdekjes së katërvjeçares në Mitrovicë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Hajnat e druve në Ferizaj sulmojnë policinë, arrestohen dhe u konfiskohen traktorët e motosharrat

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Dremjak të Ferizajt, meqë të njëjtit...

Rrahje në rrugën Haradin Bajrami në Lipjan, arrestohen katër të mitur

Policia Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë (të mitur)...

Në orët e vona të pasdites së djeshme në fshatin Zhabar të Mitrovicës ka ndodhur një ngjarje tragjike. Dyert e oborrit të një shtëpie i kanë zënë dy vajza të mitura rreth moshës 4-5 vjeçare, ku si pasojë e plagëve të marra njëra prej tyre ka ndërruar jetë. Tjetra është lënduar. Policia e Kosovës, sot ka dhënë detaje rreth kësaj ngjarjeje, raporton Gazeta Express.

Sipas policisë gjatë orës 16:00 të pasdites të së dielës në spitalin e Mitrovicës janë dërguar dy vajza të mitura. Sipas mjekut kujdestar njëra nga vajzat ka marrë lëndime vdekjeprurëse në vendin e ngjarjes, andaj mjeku vetëm e ka konstatuat vdekjen.

Ndërkohë që viktima tjetër sipas organeve të hetuesisë gjendet jashtë rrezikut për jetën.
Turpi i pa jetë i katërvjeçares me urdhër të prokurorit u është dorëzuar familjarëve për ceremoninë mortore. Ndërkohë që viktima tjetër është duke u trajtuar në spital.

“Raportohet se në spitalin e Mitrovicës janë sjellë dy fëmijë viktima femra K-shqiptare për ndihmë mjekësore. Sipas mjekut, njëra nga viktima është sjellë pa shenja jete, ndërsa viktima tjetër ka pësuar lëndime të rëndë, mirëpo është jashtë rrezikut për jetë. Viktimat janë lënduar nga dyert e oborrit. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në njoftimin e policisë./Express

 

SHIKO MË SHUMË

Hajnat e druve në Ferizaj sulmojnë policinë, arrestohen dhe u konfiskohen traktorët e motosharrat

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në Dremjak të Ferizajt, meqë të njëjtit...

Sot Kosova me diell, por vende-vende do të ketë edhe shi

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell por edhe me vranësira ku...

Në këto vende do të ketë sot ndërprerje të rrymës, shkak punimet në rrjet

KEDS ka njoftuar se sot do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të...