Policia jep detaje për vrasjen tragjike në Gjilan

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth vrasjes së djeshme që ndodhi në Gjilan në rrugën “Adem Jashari”.

Dje rreth orës 10:38, në rrugën “Adem Jashari” në Gjilan, janë vrarë dy persona. Në vendin e ngjarjes, policia njofton se janë gjetur dhe konfiskuar 2 pistoleta, 23 fishekë, 4 gëzhoja dhe 2 predha.

Megjithatë, personi ende nuk është kapur dhe policia njofton se njësitet e hetuesisë janë në hetim e sipër të rastit.

Lajmin dje për plagosjen e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. Sipas tij, ende nuk dihen motivet.

“Para pak minutash Policia ka marrë njoftimin se një plagosje ka ndodhur në qytetin e Gjilanit. Në bazë të njoftimin fillestar rezulton se dy persona janë plagosur. Ata janë në moshën madhore. Policia është në vendin e ngjarjes”, ka thënë dje për Express, Hashani.

Raporti i policisë më 16 maj:

VRASJE 

Rr. “Adem Jashari”, Gjilan   15.05.2017 – 10:38. Raportohet se kanë ndodhur të shtëna me armë zjarri brenda një lokali, me ç’rast viktima mashkull K/Shqiptar ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima tjetër mashkull K/Shqiptar, i cili gjatë trajtimit mjekësor në QKUK   ka ndërruar jetë. Në vend të ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar 2 pistoleta 23 fishekë, 4 gëzhoja dhe 2 predha. Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Njësitë përkatëse policore janë duke hetuar rastin.

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...