Policia jep detaje për vrasjen që ndodhi afër QMI

PUBLIKUAR

Një vrasje ka ndodhur sot në orët e mëngjesit në magjistralen Prishtinë – Ferizaj.

Rasti për lajmi.net është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth  orës 07:30, policia  ka marrë informacionin per nje plagosje me arme zjarri ne rrugen Prishtine -Ferizaj. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me plagosje nga arma e zjarrit eshte plagosur viktima: A.S, mashkull , shtetas i Republikes se Kosovës,  i cili duke mos mundur tu përballoj plagëve të mara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë”, ka bërë të ditur ajo.

Ahmeti po ashtu ka bërë të ditur se në lidhje me rastin janë arrestuar dy persona.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar dy persona të dyshuar dhe ka konfiskuar nje arme qe dyshohet te jete perdorur ne rast. Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar për  të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili nga ana e Prokurorit të shtetit  është cilësuar si Vrasje e rëndë”, ka thënë ajo.

Detaje tjera katualisht nuk dihen.

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...