Policia jep detaje për vdekjen e 7-vjeçarit në Lipjan, u shkel me veturë nga një shtetas suedez

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e një fëmije 7-vjeçar pas goditjes nga vetura.

Sipas policisë, i mituri është goditur me veturë nga një shtetas i huaj.

Fëmija më pas ka ndërruar jetë në QKUK.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Rusinoc, Lipjan 07.04.2021 – 16:33. Është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i Suedisë, pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se e ka goditur këmbësorin viktimë mashkull kosovar (të mitur) duke i shkaktuar lëndime vdekje prurës. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurort është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Detaje lidhur me këtë ngjarje ka dhënë mbrëmë edhe zëdhënësja e PK-së Flora Ahmeti.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se fëmija i moshës 7-vjeçare nuk i ka përballuar plagët e marra si pasojë e aksidentit.

“Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori S.S (2014), i cili nuk ka mundur tu përballojë plagëve të marra dhe i njëjti rreth orës 17:30, në QKUK, ka ndërruar jetë”, thotë Ahmeti.

Ngasësi i veturës, 27-vjeçar, është arrestuar dhe i është shqiptuar masa e dënimit prej 48 orësh.

“Ngasësi i veturës A H. 27 vjeç është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Ndërkohë që trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, konfirmon Ahmeti./Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Abdixhiku qëndroi, nisin dorëheqjet në LDK-Lipjan

Me një rezultat të ngushtë, Lumir Abdixhiku ka mbetur edhe më tej kryetar i...

Aksident i rëndë mes dy veturave në hyrje të autostradës në Lipjan

Një aksident trafiku ka ndodhur pak qaste me parë në hyrje të autostradës në...

Policia prangos një person në Lipajn

Një rast i ngacmimit seksual është regjistruar në komunën e Lipjanit Nga raporti 24-orësh të...