Policia jep detaje për plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë: Kishte të shtëna me armë mes katër personave, dy janë arrestuar e dy të tjerë në arrati

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e mbrëmshme që ndodhi në rrugën “Bajram Bahtiri”, në Prishtinë.

Sipas Policisë, ka pasur të shtëna me armë zjarri në mes katër personave, ku një prej tyre është plagosur, raporton Express.

Dy prej të dyshuarve janë arrestuar dhe pastaj janë liruar në procedurë të rregulltë, derisa dy të dyshuarit e tjerë ndodhen në arrati.

“Rr. Bajram Bahtiri, Prishtinë 11.01.2024 – 20:17. Raportohet se ka pasur të shtëna me armë zjarri në mes katër të dyshuarve meshkuj kosovarë. Si pasojë, një i dyshuari është plagosur dhe është trajtuar në QKUK. Dy të dyshuar janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuarit tjerë gjenden në arrati”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Rastin e ka konfirmuar mbrëmë për Gazetën Express zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë një person ka marrë plagë nga arma e zjarrit. Ndërkohë që i plagosuri është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka deklaruar ajo.

Ndërkohë, për gjendjen e të plagosurit ka folur doktori Ejup Govori.

“Gjendja e tij është stabile, ka lëndime me armë zjarri, lëndimet janë në ekstremitet të poshtme dhe është në trajtim e siper”, ka thënë Govori.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person i dyshuar për sulm dhe kanosje në Shtime

Më datën 22.07.2026, rreth orës 12:00, në një fshat të komunës së Shtimes, pas...

Vidhin brenda veturave të dasmorëve pasi hynin në restorant, Policia e Kosovës arreston 3 persona në Obiliq

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore, sot hetuesit e Stacionit Policor të Obiliqi, kanë...

Kryeprokurori i Shtetit dhe drejtori i ATK-së diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, priti në takim drejtorin e Administratës Tatimore të Kosovës...