Policia jep detaje për gruan që u arrestua para Ambasadës së Zvicrës në Prishtinë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Një grua është shoqëruar në polici për shkak të një mosmarrëveshje para Ambasadës së Zvicrës në Prishtinë. Sipas policisë, ndaj të dyshuarës është hapur rast për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 09:00 policia ka marrë informatën për një mosmarrëveshje në rrugën “Adrian Karasniqi” në Prishtinë. Lidhur me këtë rast që është hapur “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, është shoqëruar në stacion policor një person. Njësitet përkatëse në bashkëpunim me prokurorin kujdestar po merren me rastin”, ka deklaruar Ahmeti.

Ndërkaq sipas disa qytetarëve që ishin prezentë, arsyeja e arrestimit të saj ishte pasi ajo duket se “protestonte”, për me procedurat që kishte kjo ambasadë për t’u pajisur me dokumentet e udhëtimit./Express/

SHIKO MË SHUMË

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...