Policia jep detaje për aksidentin që shkaktoi kolona të gjata në rrugën Prishtinë-Podujevë

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksident që ndodhi në fshatin Besi në rrugën Prishtinë-Podujevë. Në këtë aksident janë lënduar 7 persona, ndërsa janë përfshirë disa makina.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

“Rreth orës 21:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë – Podujevë. Në aksident janë përfshirë tri vetura ndërkaq  shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore.  Të njëjtit kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, tha Borovci për Gazetën Express.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...