Sonte rreth orës 20:20 në udhëkryqin Lipjan-Janjevë, përkatësisht në fshatin Banullë ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni, ku janë lënduar rëndë të paktën nëntë persona.
Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha ka thënë për Periskopin se në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa të lënduarit janë dërguar për në QKUK.
‘’Me datën 24.02.2018 rreth orës 20:20 në udhëkryqin Lipjan – Janjevë në fshatin Banullë është shkaktuar një aksident trafiku me lendime të rënda trupore dhe dëme materiale, ku kanë qenë të perfshira tri automjete. 1. Renault megane ngjyrë e bardhë. 2. Mercedes ngjyrë e bardhe. 3. V. Ë. Tauran ngjyrë hiri. Të lënduarit jane percjellë në QKUK.’’, ka thënë Hoxha për Periskopin.
Ai thotë se njësitet relevante policore iu kanë përgjigjur rastit për veprime të mëtejme sipas procedurave, për të sqaruar rrethanat dhe identifikuar shkaktarët e aksidentit.
Policia apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë më vigjilent gjatë drejtimit të automjeteve sepse janë vet ata që mund të kontribuojnë në reduktimin e aksidenteve që shpesh po rezultojnë me pasoja të rënda.





