Vetura zyrtare e komunës së Podujevës në të cilën ishte i pranishëm Agim Veliu ka shkaktuar vetëaksident, tha policia për Gazetën Express. Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 17:30 në magjistralen Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Besi.
Shkaqet që çuan në aksident nuk dihen ende, mirëpo Veliu në një prononcim për Gazetën Express tregoi se nga ky aksident ka pësuar lëndime të lehta- kryesisht gervishje.
“Lëndime të lehta, gërvishje të vogla. Aksidenti ka ndodhur dikund në Besi”, tha Veliu për Gazetën Express.
E policia ka dhënë detaje për këta aksident:
Rreth ores 17:30 policia ka marre informaten per per nje vetaksident te ndodhur ne magjistralen Podujeve -Prishtine respektivisht ne fshatin Besi.
Policia aktualisht eshte ne vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e aksidentit./Gazeta Express