Policia jep detaje për aksidentin ku vdiq 12-vjeçari

PUBLIKUAR

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Gadime të Komunës së Lipjanit ka ndodhur një aksident me fatalitet, ku ka mbetur i vdekur një 12-vjeçar

Polica e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin përmes raportit 24 orësh, derisa i dyshuari ishte duke drejtuar veturën dyshohet nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së kushteve të rrugës, ka humbur kontrollin mbi veturë dhe është vetë aksidentuar, si pasojë e lëndimeve vdekjeprurëse ka pësuar një fëmijë 12-vjeçar, i cili ka vdekur pasi është dërguar në QKUK.

“Fsh. Gadime, Lipjan (NN) 04.06.2021-15:05.  I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën dyshohet nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë kushteve të rrugës, ka humbur kontrollin mbi veturë dhe është vetë aksidentuar.

Si pasojë, lëndime vdekjeprurëse  ka pësuar pasagjeri mashkull kosovar-fëmijë (2009), i cili ka ndërruar jetë pasi është dërguar në QKUK, ndërsa lëndime ka pësuar edhe i dyshuari-drejtuesi dhe një pasagjerë mashkull kosovar. Të lënduarit për shkak të lëndimeve janë duke u trajtuar në QKUK, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë të dërgohet në IML- për obduksion në Prishtinë”, thuhet në raport.

 

SHIKO MË SHUMË

Abdixhiku qëndroi, nisin dorëheqjet në LDK-Lipjan

Me një rezultat të ngushtë, Lumir Abdixhiku ka mbetur edhe më tej kryetar i...

Aksident i rëndë mes dy veturave në hyrje të autostradës në Lipjan

Një aksident trafiku ka ndodhur pak qaste me parë në hyrje të autostradës në...

Policia prangos një person në Lipajn

Një rast i ngacmimit seksual është regjistruar në komunën e Lipjanit Nga raporti 24-orësh të...