Policia jep detaje nga gjuajta me armë mes dy grupeve në Gjilan ku u plagos një person

PUBLIKUAR

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një shkëmbimi zjarri mes dy grupeve nga veturat, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur më 4 shkurt, rreth orës 18:00 në Gjilan. I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar dhe ka konfiskuar gëzhoja, karikatorë, fishekë, telefona mobilë dhe dy vetura.

“Njësitet e hetuesisë kanë arritur që të identifikojnë tre persona të dyshuar meshkuj kosovarë, ku dy prej tyre janë arrestuar dhe nga ta janë konfiskuar; 7 gëzhoja të kalibrit 9mm, dy karikatorë me 18 fishekë të kalibrit 7.62 mm, celularë dhe dy vetura”, thuhet në njoftimin e organeve të rendit.

Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje, ndërsa rasti është nën hetime.

SHIKO MË SHUMË

Abdixhiku-ambasadorit italian: Duhen institucione sa më shpejt, qytetarët kanë nevojë për stabilitet

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim ambasadorin...

Osmani takohet me kryeministrin e Eswatinit, e falënderon për “njohjen e hershme” të pavarësisë

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar sot kryeministrin e Eswatinit, Russell Mmiso Dlamini, gjatë Samitit...

Shërbyesit publikë presin pagën e 13-të, kur pritet të ekzekutohet

Sot, shënon data 5 shkurt dhe shërbyesit civilë në Kosovë ende nuk kanë marrë...