Policia intervenon në një lokal në Gjakovë, arreston dy persona dhe sekuestron katër aparate të lojërave të fatit

PUBLIKUAR

Njësitet patrulluese të stacionit policor në Gjakovë, pas pranimit të informacioneve relevante lidhur me dyshimin për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm nga disa persona, kanë ndërmarr veprime të shpejta hetimore dhe operacionale për identifikimin e tyre.

Mbrëmë rreth orës 19:00, në rr. “Dedë Gjon Luli” në Gjakovë, janë arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj kosovar pasi që në lokalin në të cilin ndodheshin dyshohej se organizoheshin lojëra të fatit.

“Në vendin e ngjarjes gjatë intervenimit policor janë hasur dhe sekuestruar katër (4) aparate të lojërave të fatit (APEX).

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij, dy personat e  dyshuar pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Express.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore në Gjakovë.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës rikujton: Nga 15 nëntori deri më 15 mars, pajisjet dimërore janë të obligueshme

Policia e Kosovës u ka rikujtuar shoferëve se nga 15 nëntori deri më 15...

Fadil Fazliu dënohet me 12 muaj burgim, por e ka shlyer me paraburgim

Fadil Fazliu është dënuar me 12 muaj burgim në rastin kundër administrimit të drejtësisë. Meqenëse...

Hashim Thaçi dënohet me 17 muaj për pengim të drejtësisë

Ish-presidenti Hashim Thaçi është dënuar me 17 muaj burgim  për vepra që lidhen me...