Policia identifikon një person, shiti stoli ari të falsifikuar në Prishtinë

PUBLIKUAR

Një person është identifikuar nga Policia e Kosovës pasi kishte mashtruar një person tjetër, duke i shitur stoli ari të falsifikuar.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më datë 29 gusht rreth orës 13:50, në stacionin e autobusëve në Prishtinë.

Tutje siç bëhet e ditur në raport, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Më 23.09.2022 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte mashtruar ankuesin mashkull  kosovar duke i shitur ati stoli ari i cili ishte i falsifikuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...