Një oficer policor në Filipine, i ka shkelur me furgon disa protestues gjatë një proteste kundër Shteteve të Bashkuara jashtë Ambasadës amerikane në Manila, e cila kishte eskaluar në dhunë.
Të paktën tre studentë aktivistë janë dërguar urgjentisht në spital, pasi që u shkelen nga furgoni i policisë, njofton udhëheqësi i protestës, Renato Reyes, transmeton Express.
Në video, furgoni i policisë mund të shihet duke ia mësyrë me bash protestuesve, të cilët e rrethojnë atë dhe fillojnë ta godasin me shkopinj druri.
Studentët dhe aktivistët po protestonin kundër trupave amerikane në Filipine, duke kërkuar që SHBA-ja t’i tërheq trupat nga vendi i tyre./Express/


