Policia i gjen në trup të dyshuarit në Prishtinë një pistoletë me gjashtë fishekë

PUBLIKUAR

Gjatë kontrollit në trup tek një person është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gjashtë copë fishekë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 23:50 në rrugën “Robert Dolle”, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Gjatë kontrollit në trup te i dyshuari mashkull kosovar  është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gjashtë copë fishekë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit,  është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Hysni Gucati nuk e lejon deputeten Duda Balje të dalë nga oborri i Kuvendit, ajo kthehet mbrapsht

Kreu i OVL-së, Hysni Gucati, nuk e ka lejuar deputeten Duda Balje që të...

Peci: Nëse shkojmë në zgjedhje, konstanta është Albini, e ju LDK, PDK e AAK jeni variablat

Kryetari i GUXO, Faton Peci i ka bërë thirrje partive politike për arritjen e...

Kurti: Të bëhen 72 orë nga leximi i parë, zotohem publikisht që të enjten e votojmë në lexim të dytë

“Presidenti duhet të zgjidhet sot, ndërsa ligjin mund ta votojmë edhe më pastaj, sipas...