Policia: Gjendja e Xharrës është stabile, po punohet në zbardhjen e sulmit

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas sulmit që i ndodhi gjatë natës Arbana Xharrës, ajo tashmë është në gjendje stabile. Policia thotë se po punohet në zbardhjen e këtij sulmi.

“Me datë 13.05.2017 rreth orës 01:18, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion për një rast sulmi fizik, i cili ka ndodhur në një lokacion në Rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Policia e Kosovës menjëherë ka angazhuar Njesit Policore të cilat kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore, duke dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se viktimë e sulmit ka qenë A. Xh”, thotë policia, transmeton Express.

Sipas policisë, për informacioneve fillestare dyshohet se viktima është sulmuar fizikisht nga persona të panjohur deri më tani.

“Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor në QKUK, të cilët kanë vlerësuar se gjendja e saj është stabile. Policia e Kosovës me zyrtarët e saj kompetent, është duke kryer hetime intensive me qëllim të zbardhjes së rastit dhe sjelljes së personave të dyshuar para organeve të drejtësisë”, thotë policia.

SHIKO MË SHUMË

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...

Verdikti i Hagës, Pacolli thirrje Kurtit: Lëni anash dallimet, bashkohuni në mbrojtje të së vërtetës

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth verdiktit të sotëm të Gjykatës Speciale...