Policia e prokuroria aksion në marketet që po abuzojnë me çmime, e konfirmon Haxhiu

PUBLIKUAR

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur veprimet e policisë së Kosovës dhe Prokurorisë kundër abuzuesve me çmime të produkteve.

Në orët e vona të së enjtes është raportuar për aksione të Krimeve Ekonomike në disa depo ushqimore pas rritjes enorme të çmimeve të produkteve gjatë ditës, konkretisht të vajit ushqimor.

Haxhiu inkurajon qytetarët që të vazhdojnë me raportimin e shkeljeve.

“Është për tu mirëpritur veprimi i përbashkët i policisë dhe prokurorisë në ndërmarrjen e masave kundrejt abuzimit me çmimet e produkteve ushqimore bazike. Inkurajoj edhe qytetarët që të vazhdojnë raportimin e shkeljeve. Vetëm bashkëpunimi i ndërsjellë ndalon keqpërdorimet e abuzimet e tilla”, tha ajo. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...